Kapiteni i kuqezinjve, Berat Gjimshiti ka folur pas fitores 3-1 përballë Azerbajxhanit
Kapiteni i kuqezinjve, Berat Gjimshiti e nisi nga minuta e parë miqësoren përballë Azerbajxhanit, për tu zëvendësuar me fillimin e pjesës së dytë nga Enea Mihaj. Pas përfundimit të ndeshjes së fituar me rezultatin 3-1, kapiteni kuqezi u shpreh: “Kam mbërritur me vonesë në skuadër, mbaruam kampionatin vonë. Kam gjetur një skuadër, që është gati. Kanë punuar shumë, u duk edhe në fushë”.
“Kemi edhe një javë kohë për ndesjen me Italinë, të gjithë jemi gati. Vendosja në fushë? Për mua nuk është problem, në kualifikuese u paraqitëm mirë me mbrojtjen me katër”.
“Dueli me Scamacca? Nuk kam diskutuar me të. Do të jetë Shqipëria kundër Italisë, duhet të mbrohemi dhe sulmojmë të gjithë bashkë. Të gjithë duhet të jemi gati. Është pozitive që shumë lojtarë luajnë në Itali, i njomi kundërshtarët, shpresojmë ti bëjmë krenarë të gjithë shqiptarët”.