Prononcimi i kapitenit pogradecar Vangjel Zguro, pas ndeshjes, Pogradeci-Lushnja, 0-0
“Nuk është e rëndësishme trofeu si lojtari i ndeshjes, kjo është diçka e mirë për mua në thonjëza por jo për ekipin pasi nuk kemi marrë 3-pikëshin. Mendoj se duhet të jepnim më shumë si ekip, megjithatë ky është futbolli, rastet i kishim, duhej edhe pak fati.
Kam dyshimet e mia dhe për një penallti që nuk na është dhënë, aq më shumë që kishte edhe VAR. Tani duke ditur që kam vite që luaj sport dhe jam djalë i qytetit, do kohën e vet kur ndryshon ekipin, sepse vjet ishim të konsoliduar dhe kemi shkuar aq lart, sa për një ndeshje mund të ngjiteshim në Superiore.
Të gjitha i dinë drejtuesit, janë munduar të sjellin lojtarë me CV të mira, për momentin është ndeshja e parë që luajmë bashkë, kishim momente të mira dhe jo të mira, ky është futbolli. Shpresoj në ndeshjen e dytë të marrim fitoren dhe ekipi të konsolidohet. Qoftë një sezon i mbarë për Superioren dhe Kategorinë e Parë, me sa më pak incidente dhe të fitojë më i miri”, deklaroi Zguro për për “RTSH Sport”.