Ballina Futboll Karton i kuq dhe protesta në Rrogozhinë, Egnatia dhe Vllaznia ndajnë pikët

Karton i kuq dhe protesta në Rrogozhinë, Egnatia dhe Vllaznia ndajnë pikët

Egnatia dhe Vllaznia kanë ndarë pikët në përballjen e vlefshme për javën e 28-të të Abissnet Superiore. Ndeshja e zhvilluar në Arena Egnatia u mbyll me rezultatin 0-0.

Skuadra vendase dominoi pjesën më të madhe të takimit, duke krijuar raste të shumta nga minuta e parë deri në fund, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës.

Momenti më i diskutueshëm i sfidës erdhi në minutën e 71-të, kur arbitri Florjan Lata ndëshkoi me karton të kuq mbrojtësin e Egnatias, Arbenit Xhemajli, pas një ndërhyrjeje të dyshimtë. Vendimi shkaktoi reagim të menjëhershëm te lojtarët e Egnatias, të cilët braktisën përkohësisht fushën në shenjë proteste. Pas ndërhyrjes së sistemit VAR, skuadra u rikthye në lojë, por arbitri Lata nuk ndryshoi vendimin për kartonin e kuq.

Vetëm një minutë më vonë, tensioni u rrit edhe më shumë, pasi trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova, u ndëshkua gjithashtu me karton të kuq, duke lënë pankinën e vendasve pa drejtues.

Takimi u mbyll mes polemikave, por pa gola. Pas këtij barazimi, Egnatia ngjitet në vendin e dytë me 50 pikë, dy më pak se kryesuesja Vllaznia.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu