Të luash 65 minuta me 10 lojtarë është e vështirë karshi cdo kundërshtari. Aq më keq kur përjashtohet me të kuqe lideri i qendrës së mbrojtjes si Malota, gjërat vështirësohen.
Cdo skuadër, sado e madhe të jetë, e ka vështirë të ambientohet në inferioritet numerik. Aq më tepër që kot nuk thonë se i mbyturi të mbyt. Kastrioti e ka treguar jo vetëm me Egnatian, por me Partizanin, Vllazninë, Tiranën etj. se është kockë e fortë. Asnjë nuk e ka pasur të lehtë ndaj krutanëve, të cilët luajnë fort dhe po bëjmë gjithcka për të mbijetuar në Superiore.
Natyrisht, Egnatia ishte e përgatitur për këtë qëndresë të Kastriotit dhe nuk u surprizua, por gjërat dolën përtej skenarit me daljen jashtë loje të Malotës, me karton të kuq.
Sulmueyi krutan preku jashtë zone kçmbën e Malotës, eci pa u penguar dhe u rrëzua në zonë???
Punë kridensi, apo fat i keq i Egnaties!
U vështirësua shumë loja për rrogozhinasit në të gjitha aspektet. Superioriteti numerik i dha krahë Kastriotit, sidomos në aspektin psikologjik dhe fizik. Kjo e detyroi Egnatian të vuante në dyluftime, në mbrojtjen zonale. Didomos në topat e gjatë pas shpinls së mbrojtjes!
Duhet nënvizuar se Egnatia humbi një rast të artë për gol në pjesën e parë me Rafa Duamema. Dhe një tjetër. Duhet thënë se ndoshta dita e pafat e Egnatias ishte dje.
Loja me pasime është specialitet i Egnatias, ka mbrojtje të sigurt, që merr pjesë edhe në ndërtimin e aksioneve, jo vetëm largon topat nga zona e vet.
Ishte një humbje disi e rëndë, por e pamerituar, e cila nuk ia ndërlikon pozitat në vendin e tretë. Aq më tepër që dhe Laci u mund në Kukës, por tashmë ndihet dihatja e Vllaznisë për zonën europiane.
Pas kësaj humbjeje, të gjithë tek Egnatia e dinë mirë se cfarë duhet të bëjnë; të mobilizohen për ndeshjen e radhës. Lotarët duhet të bëjnë ato që kërkon trajneri, të ruajnë përqendrimin dhe qetësinë.
Rikuperimi i energjive dhe me rëndësi është kalimi sa më shpejt i ngërcit psikologjik i kësaj humbjeje me krutanët.
Egnatias i del për detyrë të jetë më e fokusuar në finalizim, që t’i shfrytëzojë raste për shënim, gjë që s’e bëri dhe aq mirë ndaj Kastriotit.
Fk Egnatia di të analizojë e nxjerr mësime!
Ja dalim! Europa non e lontano!