Kastrioti-Erzeni 0-0
Kastrioti: Sali, Selmani, Dida, Karakaçi, Ajazi, Mehmeti, Hasani, Rami, Kodra, Cela, Zogaj
Trajner: Emiljano Çela
Erzeni: Xhika, Iljazi, Sadiki, Krasniqi, Peposhi, Alan, Mehmeti, Ademi, Maloku, Kadriu, Krivicic
Trajner: Xhevahir Kapllani
Arbitër: Erjon Bastari Asistentë: Rejdi Avdo dhe Denis Agaraj
VAR: Ani Kociaj
Ndryshe nga sfida e luajtur në “Niko Dovana” mes Teutës dhe Bylisit që u shoqërua me një ritëm të kënaqshëm dhe emocione në të dy kampet respektive, në Kamzë, Kastrioti-Erzeni ka qënë ndryshe. Këtu, 90-të minutat e luajtura kanë qënë pa emocione, me një lojë thuajse nën mesatare dhe pa ngacmimet e duhura në portat respektive.
Një barazim 0-0 që i shkon më shumë për shtat Erzenit, i cili nisje më të bukur nuk e kishte menduar që në dy javë kampionat të grumbullonte 4 pikë, përfshirë këtu edhe fitoren spektakolare ndaj Vllaznisë në javën e parë 1-0.
Ndërkohë, në kampin krutan, barazimi nuk i kënaq, pasi në javën e parë kanë hedhur një hap falls teksa janë mundur 2-0 nga Bylis. Megjithatë, për trajnerin Çela, i cili pas humbjes së ndeshjes së parë ishte gati-gati në kufijtë e dorëheqjes, kjo edhe për shkak të bllokimit të merkatos, tashmë duket se ka një frymëmarrje.
Shlyerja e detyrimeve nga klubi krutan për futbollistin Bojom, duket se ka normalizuar situatën tek Kastrioti, i cili ditët që ka në dispozicion feri me 30-të gusht që ështa afati i fundit për mbylljen e merkatos, mund t’i shfrytëzojë për të përforcuar akoma më shumë skuadrën.