Friday, September 20, 2024

Kastrioti mposht Dinamon dhe e kërcënon fuqishëm për mbijetesë

Lexo

Kastrioti mposhti Dinamon me rezultatin 2-0, duke kërcënuar fuqishëm edhe kundërshtarët për mbijetesë. 3 pikë të rëndësishmë këto për skuadrën e Emiliano Çelës, të cilët i shkaktuan humbjen qe “djeg” bluve të Bledi Shkëmbit.

Dopieta e Bedri Grecës i dhuroi fitoren skuadrën, ku golin e parë e gjeti në minutën e 50-të.  Ndërsa goli i qetësisë për krutanët erdhi pikërisht në minutën e 68-të, ku mposhti për herë të dytë portierin 17-vjeçar të Dinamos. 

 

Blutë e Shkëmbit ishin të pafuqishëm përballë dëshirës së krutanëve për të rrëmbyer 3 pikë që thonë shumë në garën për mbijetesë.

Me këtë fitoren Kastrioti shkon në kuotën e 15 pikëve, ndërsa Dinamo ngelet në kuotën e 19 pikëve. Me fitoren e krutanëve ditën e sotme “kërcënohen” haptas edhe Egnatia e cila përballet me Kukësin ditën e nesërme, gjithashtu ndien presionin e Kastriotit edhe skuadra e Skënderbeut që përballet me Tiranën ditën e sotme. 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img