Tuesday, November 26, 2024

Kastrioti-Vllaznia 1-3. Fitore që nuk vlen për të kapur Europën nga Kampionati, pasi fiton edhe Kukësi ndaj Tiranës 2-3. Shpresat europiane të kuqebluve tek Kupa

Lexo

Ashtu siç komentohej edhe në pragndeshje, java e 36-të e Abissnet Superiore që ishte edhe e fundit e kampionati për sezonin futbollistik 2021-2022, vemendjen kryesore e kishte në dy stadiumE, aty ku luanin dy skuadrat rivale për një vend të katërt që vlen për Europë.

Vllaznia luante në Kamzë përballë Kastriotit dhe Kukësi në “Selman Stërmasi” përballë Tiranës. Të dyja skuadrat bënë detyrat e tyre duke i fituar duelet përkatëse. Kuqeblutë mundën krutanët me rezultatin 1-3.

Të katër golat e kësaj ndeshje u shënuan në pjesën e dytë. Dy golat e parë kanë firmën e brazilianëve, Da Silva dhe Kaina, i pari për Vllazninë që në minutën e parë por që në të 58-tën, barazojnë krutanët, 1-1. Autor i golit është Kaina, braziliani që Vllaznia nuk preferoi ta mbante në gjirin e saj sezonin e kaluar duke e kaluar në huazim tek Kastrioti, aty ku është golashënuesi më i mirë i kësaj skuadre për sezonin 2021-2022.

Barazimi nuk zgjat shumë, pasi një shkodran që luan për Kastriotin, si kapiteni Karakaçi shkakton penallti pas një ndërhyrje të parregullt brenda zonës ndaj Da Silvës, të cilën e shndërron në gol kapiteni kuqeblu, Gurishta.

Për golin e tretë kuqeblu, mendoi kroati Ante Aralica, që  pas një harkimi nga e majta godet me kokë. Topi ka kaluar vijën fatale të portës krutane, gjyqtarët e fushës nuk e dallojë dhe vijojnë lojën, por verifikimi i pamjeve nga sistemi VAR, e akordon gol.

Vllaznia fiton kësisoj, 1-3. Fitorja e dytë radhazi kjo nën drejtimin e trajnerit Mirel Josa që prej uljes në stolin e Vllaznisë. Por, një fitore që nuk vlen për të ndryshuar pozitat e tabelës së klasifikimit, pasi nga ana tjetër edhe Kukësi fiton ndaj Tiranës me rezultatin 2-3 duke mbajtur vendin e katërt.

Vllaznia mbetet e pesta, dhe për të shkuar në Europë i duhet me patjetër të fitojë finalen e Kupës së Shqipërisë që do ta luajë me 31 maj kundra Laçit. Nëse kuqeblutë bëjnë të tyren trofeun e Kupës së Shqipërisë, shpërfillin vendin e katërt që kuksianët morën në kampionat, duke luajtur automatikisht në Kupat e Europës. Ndërkohë, për Kukësin, luajtja në Europë firmoset vetëm nëse Kupën e Shqipërisë e fiton Laçi, i cili duke qënë i dyti në Kampionat, bën që të përfitojë vendi i katërt nga kampionati.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img