Tashmë kemi hyrë në pesë ditët e fundit të pushimeve të verës për ekipet e Abisnet Superiore. Skuadrat do tu japin dorën e fundit përgatitjeve për sezonin e ri.
Emocionet kan nisur të mbërthejnë tifozët,të cilët mezi po presin të startoj sezoni i ri dhe të shikojnë ekipet e tyre në fushën e lojës. Kështu tashmë është mësuar edhe kalendari i javës së parë të Abisnet Superirore.
Gjithçka do të nis ditën e premte me duelin mes Vllaznisë dhe Egnatias. Përballje kjo që do të luhet në “Loro Boriçi” në orën 20:00, ndeshje që do të bëjë edhe hapjen e një kampionati të luftuar dhe të gjatë.
Ndërkohë të shtunën jan programuar të zhvillohen dy ndeshje të tjera në orare të ndryshme. Në orën 17:00 do të sfidohen mes tyre Bylis-Tirana në stadiumin “Adush Muçaj”,dy skuadra që sezonin që lam pas luftuan deri në fund për të mbijetuar dhe në fund ja arritën qëllimit. Ndërsa në orën 20:00 do të përplasin brirët mes tyre Elbasani që sezonin e kaluar ishte surprizë e kampionatit dhe Flamurtari i cili kthehet pas shumë vitesh në Abisnet Superiore,ndeshje që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.
Java e parë e Superiores do të mbyllet ditën e dielë me dy takime të tjera që do të luhen paralelisht,në orën 20:00. Vëmendja në këtë ditë do të jetë në Tiranë dhe Durrës. Në “Arenën e Demave” do të përballen Partizani me shumë ndryshime dhe Vora debutuese në Kategorinë Superiore,ndërsa në “Niko Dovana” sfidohen Teuta e cila vjen me trajner dhe president të ri dhe Dinamo e trajnerit Ilir Daja që po bënë surprizën në Konferencë Ligë.
Fatos LAMAJ