Java e 15-të e Kampionatit Kombëtar të Futbollit për Kategorinë e Dytë, ndeshjeët e së cilës u luajtën pasditen e së shtunës së 21 shkurtit, evidenton përsëri Besëlidhjen si komanduese të Grupi A.
Lezhjanët e drejtuar nga trajneri Elvis Plori, fitojnë në transfertë me Gramshin dhe mbajnë kreun e tabelës së klasifikimit me 36 pikë duke qënë plus 4 nga Shiroka dhe 6 nga Sopoti, të cilët këtë javë fitojne ndaj Naftëtarit dhe Luzit. Fitore realizon edhe Tërbuni duke mundur Veleçikun e Koplikut dhe shkon në kuotën ë 17-të pikë, vetëm 1 pikë larg Luzit të vendit të 6-të duke dhënë sinjale pozitive për kapjen e gjashtëshes së parë.
Rezultatet e javës së 15-të të Kategorisë së Dytë-Grupi A
Gramshi-Besëlidhja 0-2(5′ Akansase, 50′ Raboshta (P))
Naftëtari-Shiroka 0-3(23′ Filipi, 44′ Vucaj, 53′ Ogungbire)
Sopoti-Luzi 2-1(27′ Aminu, 47′ Ahmad/ 52′ Konate)
Tërbuni-Veleçiku 4-3(17′, 29′ Karaj, 92′ Grimci, 94′ Lice/ 35′ Gjini, 66′ Shekaj, 82′ Ymeri)
Basania FC-KF Adriatiku, luhet të dielën, ora 13:00 në fushën sportive të Bushatit


