Tuesday, December 2, 2025

Kategoria e Dytë-Besëlidhja rimerr kreun e renditjes. Fitorja ndaj Luzit 2008 në transfertë e çon në kuotën e 19 pikëve, një më shumë se Shiroka që luan nesër ndaj Gramshit në Shkodër

Lexo

- Reklamë -spot_img

Luzi 2008-Besëlidhja  1-6

(Shënues: Jurgen Peqini 69’/Sander Rodrigues 14’, Emanuel Akansase 24’, 45’, Ardit Hila 79’,82’, Jasmin Rraboshta 80’)

Besëlidhja e Lezhës e drejtuar nga trajneri shkodran Elvis Plori ka realizuar një fitore me shifra të thella duke mundur në transfertë Luzin 2008 me rezultatin 1 me 6  një nga ekipet pretendente të këtij grupi për t’u kualifikuar në Kategorinë e Patë.

Një ndeshje kjo e dominuar plotësisht nga Besëlidhja, e cila në këtë sfidë transferte shoqërohej nga një numër i madh tifozësh lezhjanë, për të cilët Bashkia Lezhë dhe presidenca Fushaj kishin vendosur autobusë pa limit për udhëtimit drejt Luzit.

Gjashtë golat lezhjanë u ndanë nga tre në secilen pjesë. Rrjeta e parë ka për autor Sander Rodrigues 14’, ndërkohë që Emanuel Akansase shënon edhe dy të tjerë përkatësisht 24’, 45’ duke e mbyllur pjesën e parë 0-3.

Pjesa e dytë ka për protagonist një tjetër autor dopiete, elbasanasin e Besëlidhjes Ardit Hila me golat e shënuar 79’ dhe 82’, ndërkohë që shënon emrin e tij në listën e golashënuesve të kësaj ndeshje edhe shkodrani Jasmin Rraboshta 80’.

Goli vetëm dhe i ”nderit” për vendasit mban firmën e Jurgen Peqinit në minutën e 69’ përmes pikës së penalltisë.

Fitorja e sotme bë që Besëlidhja të rikthehet në krye të tabelës së klasifikimit të grupit A në kuotën e 19 pikëve, një më shumë sesa KF Shiroka, e cila luan nesër(të dielën) duke pritur në shtëpi Gramshin, ku një fitore e mundshme e shirokasve të drejtuar nga Tatangelo i kthen ato përsëri në krye të renditjes.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img