Kategoria e dytë e futbollit shqiptar ka luajtur sot tre ndeshjet e para të javës së dhjetë. Në grupin A, dy skuadrat e qarkut Shkodër, Tërbuni dhe Veleçiku, kanë luajtur në shtëpi dhe kanë korrur fitore të rëndësishme.
Pukjanët kanë fituar 2-1 me golat e Temjes 50′ dhe Vecajt 73, si të Alushit në të 71-tën për miqtë.
Ndërkohë, në Koplik, skuadra e drejtuar nga Besnik Duli ka mundur Gramshin, ku atorë të golave janë Shekaj 12′ dhe Rrustemaj dopietë 28′, 66′, ndërkohë që për Gramshin ka shënuar Goga, dy minuta nga fundi i të gjithë ndeshjes.
Në ndeshjen tjetër të grupit A, nuk kishte histori, pasi Adriatiku mposhti Murlanin me rezultat të thellë 4-0, me protagonist Fucija 45′, Sulejmani 48′ 77′, Hasani 86′.
Rezultatet e javës së 10-të-Kategoria e Dytë, Grupi A
ADRIATIKU 4-0 MURLANI
45′ Fucija, 48′ Sulejmani, 77′ 86′ Hasani
TËRBUNI 2-1 ALBANËT
50′ Temja, 73′ Vecaj/ 71′ Alushi
VELEÇIKU 3-1 GRAMSHI
12′ Shekaj, 28′, 66′ Rrustemaj/ 88′ Goga