Sunday, December 22, 2024

Kategoria e Dytë-Gramshi dhe Sopoti fitojnë me përmbysje, por në Librazhd, Basania ka kontestime për gjykimin

Lexo

Kategoria e Dytë ka luajtur të shtunën një pjesë të ndeshjeve të javës së 11-të. Gramshi ka mposhtur Besëlidhjen dhe Sopoti triumfon me shifrat 3-1 ndaj Basanias. Albanët i marrin fitoren Veleçikut në minutat e fundit.

Në Gramsh shënon Besëlidhja e para me Alcanin 44’, por në të dytën, dy golat e Zogut dhe  Xhelilit 47’ dhe 70’ i japin fitoren vendasve.

Në sfidën, Albanët-Veleçiku, pas rezultatit të barabartë, 1-1, me golat e Spahiut për vendasit dhe Rragamit për koplikasi, ndeshja shtyhet plot shtatë minuta derisa vendasit shënojnë në minutën, 90’+7′ me anë të Petritaj duke marrtë fitoren e ngushtë, 2-1.

Në Librazhd, bushatasit e Basanias e nisin mjaft mirë teksa kalojnë në avantazh që në të 14-të minutë me anë të Egzon Shimajt, por vendasit e mbyllin pjesën e parë në barazim, 1-1 me golin e shënuar nga Aminu në të 45-tën.

Në pjesën e dytë, Sopoti shënon edhe dy herë të tjera me autor, Najara dhe Seferi, përkatësisht në minutat 70′ 82′ duke e fituar të gjithë ndeshjen, 3-1.

Por, ndeshja e luajtur në Librazhd, sipas drejtuesve të Basanias, skuadra e tyre është ndëshkuar nga gjykimi, gjë të cilën e argumentojnë edhe me pamjet filmike. Ky është rasti i dytë radhazi që Basania ka reagime për gjykimet jo korrekte ndaj skuadrës së tyre, për të cilën bëjnë me dije se do të depozitojnë ankese zyrtare pranë starukturave përkatëse të FSHF-së.

Dy ndeshjet e tjera, Murlani-Tërbuni dhe Iliria-Adriatiku të planifikuara për t’u luajtur të shtunën, janë shtyrë për arsye të kushteve të motit.

Kalendari i Kategorisë së Dytë, Grupi A

Të shtunën 

Sopoti-Basania 3-1

Gramshi-Besëlidhja 2-1

Albanët-Veleçiku 2-1

Luzi 2008-Naftëtari …e shtyrë…

Murlani-Tërbuni …e shtyrë

Sot

Iliria-Adriatiku 13:30

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img