Java e tretë e Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e dytë, grupi A ka sjellë përmbysje të kreut të renditjes. Atë nuk e mban më Besëlidhja, pasi lezhjanët u mundën në shtëpi nga Iliria me rezultatin 0-2.
Me këtë fitore shumë të rëndësishme në transfertë fushëkrujasit i marrin kreu lezhjanëve, të cilët e mbajtën për dy javë me radhë. Golat e fitores për Ilirinë u shënuan nga 35′ Olatunbosun, 86′ Qehaja.
Fitore të rëndësishme ka regjistruar edhe Tërbuni, i cili fitoi me rezultatin 3-0 derbin me Basanian duke bërë që pozita në renditje të ngrihet duke qënë atshmë vetëm dy pikë larg kreut. Golat për pukjanët janë shënujar nga 15′ Longe, 17′ Gjini, 56′ Kaçubela.
Dy skuadrat e tjera të qarkut Shkodr, Veleçiku dhe Murlani, regjistruan fitore për koplikasit ndaj Adriatikut me golin e Rustemajt 61’, ndërkohë që barbulluashit u mundën në transfertë nga Naftëtari 1-0 me gol të shënuar nga Karaj 17′.
Me fitore i mbyllën ndeshjet e tyre edhe Sopoti dhe Luzi 2008, përkatësit, librazhdasit 4-0 me Albanët me autorë të golave 1′ Najara, 25′ Broshka, 60′ Myslimi, 87′ Ferhati dhe Luzi 4-3 ndaj Gramshit, ku katër golat gramshiotë kanë për autorë 6′ Xhika, 15′ Thana, 81′ Hidri, 90′ Hasa, ndërsa për Gramshin, 23′ Lice, 74′ Lila, 90’+3′ Muzhaqi.
Pas javës së tretë, grupin A të kategorisë së dytë e kryeson Iliria me 7 pikë, po aq sa ka edhe Luzi i Vogël por me galaverazh më të dobët. Veleçiku dhe Besëlidhja ndajnë vendin e tretë dhe të katërt me nga 6 pikë. Tërbuni është i pesti me 5 pikë, Sopoti i gjashti me 4, Adriatiku 4, Naftëtari 4, Albanët 3, Gramshi 2, Basania 1, Murlani 0.
Rezultatet e javës së 3-të Kategoria e dytë-Grupi A
TËRBUNI 3-0 BASANIA
15′ Longe, 17′ Gjini, 56′ Kaçubela
VELEÇIKU 1-0 ADRIATIKU
61′ Rrustemaj
BESËLIDHJA 0-2 ILIRIA
35′ Olatunbosun, 86′ Qehaja
NAFTËTARI 1-0 MURLANI
17′ Karaj
SOPOTI 4-0 ALBANËT
1′ Najara, 25′ Broshka, 60′ Myslimi, 87′ Ferhati
LUZI 2008 4-3 GRAMSHI
6′ Xhika, 15′ Thana, 81′ Hidri, 90′ Hasa – 23′ Lice, 74′ Lila, 90’+3′ Muzhaqi