Java e 11-të e Kampionatit Kombëtar të Kategorisë, Grupi A ka sot në program, 6 ndeshje, të cilat nisin që të gjitha në orën 13:00.
Në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës luhet derbi verior në mes Tërbunit vendas dhe Basanias mysafire. Dy skuadra këto që vijnë në pozita jo të mira të tabelës së klasifikimit, pukjanët në vendin e tetë me 8 pikë dhe bushatasit e Basanias në vendin e dhjetë me një pikë më pak.
Një përballje interesante është edhe ajo që do të luhet në stadiumin “Besëlidhja” ku kryesuesja me të njëjtin emër, Besëlidhja pret Naftëtarin e vendit të pestë me 5 pikë. Lezhjanët e drejtuar nga trajneri Elvis Premçi janë në krye të renditjes me 23 pikë, po aq sa ka edhe Shiroka.
Duke qënë se Shiroka sot e ka pushim, lezhjanët kanë mundësinë që me fitore, apo edhe me barazim të shkëputen të vetëm në krye të renditjes.
Skuadra tjetër e qarkut verior të Shkodrës, Veleçiku i drejtuar nga trajneri Besnik Duli, sot luan në transfertë të vështirë përballë Erzenit të Shijakut, ndërkohë që në fushë do të jenë edhe duelet, Gramshi-Sopoti, Luzi i Vogël-Adriatiku dhe Tomorri-Delvina.
Kalendari i i javës së 11-të të Kategorisë së Dytë, grupi A
Besëlidhja-Naftëtari
Tërbuni-Basania
Erzeni-Veleçiku
Gramshi-Sopoti
Luzi i Vogël-Adriatiku
Tomorri-Delvina



