Ndeshja më e rëndësishme e Javës së 14-të të Kampionatit Kombëtar të Futbollit për Kategoria e Dytë, Grupi A, ishte ajo e luajtur sot në Barbullusht kur ekipi i Velçikut mori një fitore shumë të rëndësishme në transfertë ndaj Murlanit.
Golat e Begajt në minutën e 19-të dhe Banushajt në të 56-tën për koplikasit e drejtuar nga trajneri Haris Lika, kundrejt vetëm një të vendasve me autor Shpizën në minutën e 68-të, i dhanë fitoren Veleçikut. Një tre pikësh ky për malësorët e Veleçikut, që do të thotë se tashmë skuadra e tyre është më afër objektivit për t’u kualifikuar në Kategorinë e parë.
Ndërkohë, nga ana tjetër, humbja në shtëpi e murlanasve të drejtuar nga Altin Xhahysa e distancon akoma shumë nga objektivi i kategorisë së parë.
Një deri tjetër verior është luajtur edhe në Shënkollë, ku skuadra vendase ka barazuar me rezultatin 1-1 me Adën mysafire. Të parët kanë shënuar shënkollasit me anë të Zefit 56’, ndërkohë që velipojakët kanë barazuar me Currin 79’.
Në ndeshjet e tjera, Iliria shpartalloi Internacional me rezultatin 5-0, ku për fushëkrujasit 4 gola i shënoi Hasanaj 39′, 48′, 68′, 72′ , si dhe një nga Guni 36′.
Fitore ka realizuar edhe Luzi 2008 që mundi Bulqizën 4-2. Për vendasit shënuan Merdini 8′ , 36′, Hoxha 44′ , Shini 61′ , si dhe për miqtë Shkreta 79′ dhe Shabani 88′.
Rezultatet e Grupit A Kategoria e Dytë-Java e 14-të
Iliria-Internacional 5-0(Guni 36′, Hasanaj 39′, 48′, 68′, 72′)
Shënkolli-Ada 1-1(Zefi 56′ / Curri 79′)
Murlani-Veleçiku 1-2(Shpiza 68′ / Bega 19′ , Banushaj 56′)
Luzi 2008 – Bulqiza 4-2(Merdini 8′ , 36′, Hoxha 44′ , Shini 61′ / Shkreta 79′, Shabani 88′)