Kategoria e Dytë-Grupi B, Java e 20-të. Butrinti dhe Bylis B në krye me 41 pikë dhe Oriku me 40, në garë për Kategorinë e Parë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Fitoret e Butrintit dhe Bylisit B në javën e 20-të të Kampionatit Kombëtar të grupit B, i kanë ngjitur këto dy skuadra në krye me pikë të barabarta, nga 41 pikë. Me vetëm një pikë më pak në vendin e tretë është Oriku që këtë javë ishte pushim.

Sarandiotët duke luajtur në transfertë me Shkumbinin nuk kanë gabuar duke fituar 2-0 me gola të shënuar nga 47′ Avduli, 82′ Mërkuri.

Në sfidën mes Partizanit B dhe Bylisit B, kanë qenë ballshiotët që kanë fituar me shifrat 2-0 në transfertë, falë dygolëshit të shënuar nga Emini  5′, 59′.

Fitore të rëndësishme realizoi edhe Këlcyra, e cila mundi Delvinën në transfertë me rezultatin 2-3. Autorë të golave në këtë ndeshje ishin: 8′ Shele, 50′ Lartei, 65′ Onieuenji për Këlcyrën, ndërsa për vendasit shënues ishin  25′ Edu, 41′ Koshie.

Ndeshja tjetër e luajtur në Devoll prodhoi shtatë gola, katër për vendasit me autorë: 9′ Beçka, 34′ Ivani, 53′, 87′ Hasaj dhe tre për miqtë nga Berati të Tomorrit me autorë: 18′, 54′ Abdulsalam, 41′ Dikson.

Rezultatet e javës së 20-të të Kategorisë së Dytë, grupi B:

SHKUMBINI – BUTRINTI 0-2
47′ Avduli, 82′ Mërkuri

PARTIZANI B – BYLIS B 0-2
5′, 59′ Emini

DELVINA – KËLCYRA 2-3
25′ Edu, 41′ Koshie / 8′ Shele, 50′ Lartei, 65′ Onieuenji

MALIQI – EAGLE 2-2
56′, 78′ Pero / 14′, 24′ Bikatal

DEVOLLI – TOMORI 4-3
9′ Beçka, 34′ Ivani, 53′, 87′ Hasaj / 18′, 54′ Abdulsalam, 41′ Dikson

ORIKU- PUSHIM

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img