Kategoria e Dytë ka hyrë në një fazë shumë interesante, ku tashmë pikët vlejnë shumëfish. Skuadrat kanë mbyllur ndeshjet e javës së 13-të dhe tashmë kanë kthyer menjëherë fokusin te duelet e radhës.
Java e 14-të e Kategorisë së Dytë do të luhet e ndarë në 2 ditë. Saktësisht skuadrat e grupit A do të luajnë ditën e shtunë dhe ekipet e grupit B do të zbresin në fushë ditën e dielë.
Të shtunën, Basania do të sfidohet me Tërbunin, Adriatiku pret Veleçikun, ndërsa kokë më kokë do të përballen Iliria dhe Besëlidhja. Interesante janë edhe duelet Murlani-Naftëtari, Albanët-Sopoti dhe Gramshi-Luzi 2008.
Ndërkohë të dielën është radha e të tjera dueleve të rëndësishme. Tomori pret Këlcyrën,Butrinti luan në transfertë ndaj Orikut,e njëjtë si Trubina ndaj Shkumbinit. Duele të tjera jan Devolli-Delvina dhe Maliqi-Memaliaj,ndërsa pushim këtë javë është Luftëtari.
Grupi A të shtunën
Basania-Tërbuni(13:00)
Adriatiku-Veleçiku(13:00)
Murlani-Naftëtari(13:00)
Albanët-Sopoti(13:00)
Gramshi-Luzi 2008(13:00)
Iliria-Besëlidhja(13:00)
Grupi B të dielën
Oriku-Butrinti(13:00)
Devolli-Delvina(13:00)
Maliqi-Memaliaj(13:00)
Shkumbini-Turbina(13:00)
Tomori-Këlcyra(13:00)
Fatos LAMAJ