Kategoria e Dytë e futbollit shqiptar, grupi A luajti pasditen e sotme ndeshjet e javës së 18-të. Në rezultatet e arritura bien në sy fitoret e Sopotit dhe të Shirokës, të cilët me tre pikëshat e marrë, vijojnë të ndjekin Besëlidhjen kryesuese me 3 dhe 4 pikë distancë.
Librazhdasve të drejtuar nga trajneri Rrahman Hallaçi i ka mjaftuar një gol i shënuar nga Kevin Myslimi në minutan e 30-të për të fituar minimalisht ndaj Naftëtarit vendas, por duke marrë tre pikë të rëndësishme që e mbajnë Sopotin në vendin e dytë me 39 pikë, vetëm 3 nga Besëlidhja kryesuese.
Me të njëjtin rezultat, fiton edhe Shiroka duke mundur në shtëpi Erzenin e Shijakut. Goli për vendasit e drejtuar nga trajneri Ardit Mani është shënuar në minutën e 71-të nga Gabriel Olamide, por me doniminin që i bëri takimit dhe me rastet e krijuara, mud të fitonteme rezultat më të thellë. Megjithatë, kaq i mjafton që me 35 pikët që ka në dispozicion të jetë në treshen kryesuese, me një pikë më pak sesa Sopoti dhe 4 nga Besëlidhja.
Derbi verior Veleçiku-Basania, takim ky i luajtur pasditen e sotme në kompleksin sportive “Vëllezërit Duli” Koplik ka dhuruar plot 7 gola. Ndër to, 6 kanë përfunduar në portën e Basania dhe një te Veleçiku.
Ish sulmuesi i Vllaznisë dhe i disa skuadrave, Jurgen Gjini, i cilinë fazën e parë ishte pjesë e Basanias është autor i 3 golave 11′, 50′, 58′ Gjini, për të vijuar me 47′ Ymeri, 70′ Shekaj, 84′ Hotaj, ndërkohë që të vetmin gol të miqeve nga Bushati e ka shënuar Toma dy minuta nga mbyllja e të gjithë ndeshjes.
Fitore ka regjistruar sot edhe Gramshi, i cli mundi thellësisht në transfertë Adriatikun 1 me 6. Autorë të golave në këtë ndeshje, janë: 56′ Lala / 39′ Adebajo, 45’+2′, 72′ Ilesanmi, 50′ (ag) Gjoka, 52′ Sadiq, 66′ Hasa
Rezultatet e javës së 18-të të Kategorisë së Dytë, grupi A:
VELEÇIKU 6-1 BASANIA
11′, 50′, 58′ Gjini, 47′ Ymeri, 70′ Shekaj, 84′ Hotaj / 88′ Toma
NAFTËTARI 0-1 SOPOTI
30′ Myslimi
SHIROKA 1-0 ERZENI
71′ Ogungbire
ADRIATIKU 1-6 GRAMSHI
56′ Lala / 39′ Adebajo, 45’+2′, 72′ Ilesanmi, 50′ (ag) Gjoka, 52′ Sadiq, 66′ Hasa



