Wednesday, October 29, 2025

Kategoria e Dytë- Java e Tretë, spikat fitorja e Basanias. Bushatasit mundin Luzin e Vogël me përvojë dhe pretendime për eliten. Vendosin golat e Nikshiqit, Gjinit dhe Hoxhajt

Lexo

- Reklamë -spot_img

Basania FC-Luzi i Vogël 2008  3-2(Shënues: Nikshiqi 8′,  Gjini 44’, Hoxhaj 45′ / Osma 37′, Greca 56′)

Grupi A i Kategorisë së Dytë ka luajtur pasditen e sotme tre ndeshjet e para të Javës së tretë. Ndër to, spikatjen më të madhe e ka bërë Basania, e cila ka sfiduar Luzin e Vogël 2008, një skuadër kjo me përvojë disa vjeçare në kategoritë inferiore dhe gjithnjë me pretendime serioze për t’u ngjitur në elitë.

Luzianët, të cilët në javën e parë mundën Shirokën në transfertë, kishin udhëtuar me të njëjtin objektiv edhe në Bushat për të marrë një tjetër tre pikësh të rëndësishëm.

Por, nuk kanë qënë të këtij mendimi futbollistët e Basanias, të cilët falë golave të shënuar nga Nikshiqi, Gjini, Hoxhaj, përkatësisht në minutat 8′, 44′, 45′, kanë bërë të pavlefshëm dygolëshin e Luzit me autorë Osma dhe Greca në minutat 37 dhe 56.

Jo vetëm rezultati, por ajo që ka shumë rëndësi, në ndeshjen e luajtur pasditen e së shtunës në fushën sportive të Bushatit, djemtë e drejtuar nga trajneri Dervish Haxhiosmanoviç kanë prezantuar një lojë cilësore, plot ritëm, qarkullim të topit dhe sulme të vazhdueshme në portën kundërshtare, çka tregon se ka filluar të ndiehet dora e teknikut malazez.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Luftëtari mbetet “kockë e forte” për Laçin. Kurbinasit pretendet për Superiore, nuk shkojnë më shumë se barazimi në Gjirokastër

Luftëtari-Laçi 0-0 Kartonë të verdhë:Lala 24,Zaimi 49,Çelkupa 55,Isteri 89,Ndreu 90+3/Xherrison 49,Bibo 71,Jakpona 85 Luftëtari:Mamadov,Zaimi,Isteri(Nika 90),Diamanti(Ndreu 60),S.Puci,Cereni(Brahimi 78),Stërling(Frashëri 90),Solomon(Th.Puci 78),Lala,Mukoj,Çelkupa Trajner:Besmir Shabani...
- Advertisement -spot_img