Saturday, February 1, 2025

Kategoria e Dytë-Luhen ndeshjet e javës së 13-të, Grupi A. Fitojnë Tërbuni, Besëlidhja, Iliria, Luzi, Sopoti dhe Naftëtari

Lexo

Kategorie e Dytë e futbollit shqiptar, grupi A luajti sot ndeshjet e javës së 13-të. Kanë qënë gjashtë duele të nisura që të gjitha në orën 13:30, që në përfum kanë nxjerrë fitues Tërbunin, Besëlidhjen. Sopotin, Naftëtarin, Ilirinë dhe Luzin.

Pukjanët i falen golave të shënuar nga Gjini dhe Troshani duke mundur 2-1 Adriatikun, ndeshje e luajtur në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës. Ndërkohë, në stadiumin “Besëlidhja” regjistrohen 5 gola, ku lezhjanët vendas fitojnë derbin verior me Murlanin me autorë të golave, Allamani(2), Fuçija, Marku, Deda.

Për t’u theksuar është humbja në shtëpi e Veleçikut, skuadër e cila u mund nga Iliria me rezultatin 2-4. Dy golat e Shekajt dhe të Hotajt, bëhen të pavlefshëm nga 4 golat e fushëkrujasve me tre golëshin e Markoçit dhe një të Santos.

Me interes është pritur edhe sfida në mes Luzit 2008 dhe Basanias, ndeshje e cila megjithë përpjekjet e bushatasve, të cilët shpërdoruan edhe një penallti me Egzon Shimajn, u mbyll me fitoren e Luzit 3 me 0.

Rezultatet e javës së 13-të të Kategorisë së Parë, grupi A

Tërbuni 2–1 Adriatiku

Sopoti 3–0 Gramshi

Naftëtari 3–1 Albanët

Besëlidhja 5–0 Murlani

Veleçiku 2–4 Iliria

Luzi 3–0 Basania

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img