Saturday, February 14, 2026

Kategoria e Dytë-Mbyllen ndeshjet e javës së 14-të për Grupin A. Kryesuesja Besëlidhja mund Erzenin 2-0, Shiroka fiton derbin verior 1-2 me Veleçikun, barazim 1-1 me Granshin, humb Basania 3-1 me Luzin

Lexo

- Reklamë -spot_img

Grupi A i Kampionatit Kombëtar të Kategorisë se Dytë luajti mesditen e sotme ndeshjet e javës së 14-të.

Besëlidhja e drejtuar nga tekniku shkodran Elvis Plori fiton pastër me rezultatin 2 me 0 ndaj Erzenit të Shijakut, ndeshje kjo e luajtur në stadiumin “Brian Filipi” të Lezhës.

Golat për  ekipin lezhjan u shënuan që të dy në pjesën e parë me autorë  Mehmeti 31′ dhe Gurbanov 44’.

Pas kësaj fitoreje, Besëlidhja vijon të kryesojë grupin A të kategorisë së dytë, tashmë në kuotën e 33 pikëve.

Vendi i dytë i takon Shirokës, e cila arrin një fitore të rëndësishme në derbin e veriut teksa mundi në transfertë Veleçikun me rezultatin 1-2 dhe duke përfituar nga pushimi këtë javë për Sopotin e Librazhdit ngjitet në kuotën e 29 pikëve, katër më pas sesa Besëlidhja dhe dy më shumë sesa librazhdasit e vendit të tretë.

Golat për shirokasit u shënuan nga Elidon Dulaj 45’ dhe Arlind Kalaja 48’, gol ky i pari për ish sulmuesin e njohur të Vllaznisë, që tashmë kontribuon për Shirokë. Golin e vetëm për koplikasit e shënoi Jurgen Gjini 61’, edhe ky një is i kuqebluve.

Tërbuni, barazon në shtëpi, ku në stadiumin “Ismail Xhemali” , të parët shënojnë vendasit me Karajn 40’, ndërkohë që miqtë nga Gramshi barazojnë me Lamçen në minutën e 92-të.

Me këtë barazim, Tërbuni mbetet në vendin e shtatë me 14 pikë, ndërkohë që Gramshi i djteti me 10 pikë duke lënë pas Basanian në vendin e dhjetë me 7 pikë. Bushatasit u mundën këtë javë në transfertë nga Luzi 2008 me rezultatin 3-1, ku të vetmin gol për skuadrën e drejtuar nga Fatjon Hasani, e shënoi kapiteni Vildan Kaçubela.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img