Ekipet e Kategorisë së Dytë ndryshe nga skuadrat e Superiores dhe Kategorisë së Parë do të kenë më shumë kohë në dispozicion për të përgatitur ndeshjet e radhës. Kështu java e 18-të e kampionatit do të luhet në fundjavë,saktësisht të shtunën dhe të dielën.
Më 8 mars do të zbresin në fushë skuadrat e grupit A dhe do të bëjnë mes tyre llogaritë e kësaj jave. Një ndër ndeshjet që spikat më shumë në grupin A, është ajo në mes Tërbunit dhe Sopotit, dy skuadra që janë pjesë e katërshës së parë.
Basania do të pres skuadrën e Besëlidhjes, ndërsa Veleçiku sfidohet me Naftëtarin. Duelet e tjera do të jenë Tërbuni-Sopoti, Adriatiku-Luzi 2008,Iliria-Gramshi dhe Murlani-Albanët.
Grupi A
Murlani-Albanët(14:00)
Iliria-Gramshi(14:00)
Adriatiku-Luzi 2008(14:00)
Tërbuni-Sopoti(14:00)
Velçiku-Naftëtari(14:00)
Basania-Besëlidhja(14:00)
Ndërkohë një ditë më pas do të jetë radha e ekipeve të grupit B, të cilët do të marrin skenën. 5 ndeshje janë në program për tu zhvilluar,Memaliaj do të pres në shtëpi ekipin e Turbinës,ndërsa interesante do të jetë përballja mes Luftëtarit dhe Butrintit. Gjithashtu do të sfidohen Maliqi-Delvina,Tomori-Devolli dhe Shkumbini-Oriku,teksa pushim do të jetë Këlcyra.
Grupi B
Memaliaj-Turbina(14:00)
Tomori-Delvina(14:00)
Shkumbini-Oriku(14:00)
Luftëtari-Butrinti(14:00)
Tomori-Devolli(14:00)
Fatos LAMAJ