Kategoria e Dytë-Sot, 6 sfidat e javës së 17-të. Spikat, derbi i veriut, Besëlidhja-Veleçiku. Të gjitha ndeshjet nisin në orën 14:00

Kategoria e Dytë do të luaj disa ndeshje ditën e sotme. Sfida këto të vlefshme për javën e 17-të të kampionatit.

Saktësisht në orën 14:00 do të zbresin në fushë skuadrat e grupit A. 12 ekipe do të bëjnë mes tyre llogaritë e kësaj jave dhe do të luftojnë për 3 pikët.

Sopoti do të pres në shtëpi skuadrën e Adriatikut,ndërsa Tërbuni do të luaj në transfertë ndaj Naftëtarit.

Besëlidhja synon rikthimin te fitorja ndaj Veleçikut,ndërsa sfidohen edhe Gramshi-Murlani,Luzi 2008-Iliria dhe Albanët-Basania.

Kalendari i ndeshjeve të Kategorisë së Dytë-Java e 17-të

Sopoti-Adriatiku(14:00)

Albanët-Basania(14:00)

Luzi 2008-Iliria(14:00)

Besëlidhja-Veleçiku(14:00)

Naftëtari-Tërbuni(14:00)

Gramshi-Murlani(14:00)

Fatos LAMAJ

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu