Kategoria e Dytë-Sot, gjashtë ndeshje, 3 në grupin A dhe 3 në grupin B. Ndeshjet, nisin në orën 15:00

Ditën e sotme do të zbresin në fushë Grupi A dhe Grupi B të Kategorisë së Dytë për të zhvilluar 6 ndeshje.

Besëlidhja do të pres sot në shtëpi Gramshin në orën 15:00. Ekipi lezhjan vjen në këtë takim me obligim fitoren,pasi përballë kan vendin e parafundit. Veleçiku do të përballet me Albanët në shtëpi,me këta të fundit që kërkojnë një surprizë. Ndërsa Tërbuni do të pres në shtëpi skuadrën e Murlanit.

Kalendari i ndeshjeve të Kategorisë së Dytë

Grupi A

Besëlidhja-Gramshi(15:00)

Veleçiku-Albanët(15:00)

Tërbuni-Murlani(15:00)

Oriku do të udhëtoj në transfertë për tu përballur me Memaliaj. Ekipi vlonjat gjendet në vendin e dytë me pikë të barabarta me Luftëtarin. Këta të fundit do të presin në shtëpi Shkumbinin për të siguruar vendin e parë,ndërsa sfida e fundit është ajo mes Maliqit dhe Tomorit.

Grupi B

Memaliaj-Oriku(15:00)

Luftëtari-Shkumbini(15:00)

Maliqi-Tomori(15:00)

Fatos Lamaj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu