Ekipi Basania FC i zonës së Bushatit, Bashkia Vau Dejës është mysafir sot në Lezhë ku do të përballet me Besëlidhjen kryesuese të grupit A Kategoria e Dytë, ndeshje e cila do të luhet prej orës 13:00 në stadiumin “Brian Filili”.
Postimi zyrtar i Basania FC
Rikthehet Kampionati
– Gjatë periudhës një mujore të ndërprerjes së mes’sezonit, jemi përpjekur të riparojmë defektet e evidentuara gjatë fazës së parë.
– Të mos harrojmë që jemi ndër pak, ose mbase e vetmja skuadër që mbulohet 100 % nga financat e vetë klubit dhe që nuk mbështetet nga pushteti vendor, gjë e cila na vë në kushte të pa’barabarta në garë.
– Megjithate, ne do të përpiqemi të bëjmë maksimumin për tu treguar konkurent dinjitoz në garë pa harruar asnjë moment moton e lojes së ndershme dhe duke transmetuar qytetari & vlera të zonës sonë përmes lojës magjike të futbollit.
Kampionati Kombëtar i Futbollit
Kategoria e Dytë
Grupi A
Java 12
KF BESËLIDHJA BASANIA FC
E Shtunë, datë 31.01.2026
Ora 13:00
Stadiumi ‘Besëlidhja’ – Lezhë
Basania FC



