Kategoria e Dytë. Të shtunën, ora 13:30 Tërbuni-Besëlidhja dhe Basania-Veleçiku, dy derbi verior për javën e 16-të

Java e 16-të e Kampionatit Kombëtar të kategorisë së dytë, grupi A, takimet e të cilit luhen të shtunën ka në program përballje shumë interesante. Mes 6 dueleve të kësaj jave, të cilat nisin që të gjitha në orën 13:30, spikasin dy derbit verior, Tërbuni-Besëlidhja dhe Basania-Veleçiku.

Pukjanët dhe lezhjanët ndeshen në stadiumin “Ismail Xhemali”, me Tërbunin që mban vendin e katërt dhe të pestë në renditje, përkatësisht me 27 dhe 23 pikë, sfidë kjo që pritet të shoqërohet me mbështetjen e dy tifozërive përkatëse.

Dy skuadra tradite, që për momentin vijojnë të luajnë në kategorinë e dytë dhe që pozitat e tyre në renditje nuk e favorizojnë aspak kualifikimin direkt në të parën, por që janë brenda pesëshës së parë që i jep të drejtën të luajnë në fazën Play-Off.

Me shumë interes pritet edhe derbi tjetër verior, Basania-Veleçiku, që është njëkohësisht edhe derbi i qarkut Shkodër. Takimi në fjalë do të luhet në fushën sportive të Bushatit, ku edhe këtu, krahas tifozërisë bushatase pritet të jetë e pranishme edhe ajo koplikase. Ndonëse pozitat në tabelë janë të ndryshme, Veleçiku i pesti me 21 pikë dhe Basania e dhjeta me 14 pikë, sfida në fjalë pritet të jetë shumë e fortë dhe luftarake, pasi të dyja skuadrat synojnë fitoret tre pikëshe.

Takimet e tjera të javës së 16-të, Grupi A, janë këto: Adriatiku-Naftëtari, Iliria-Sopoti, Murlani-Luzi 2008 dhe Albanët-Gramshi.

Pas javës së 15-të, tabelën e klasifikimit e kryeson Luzi 2008 me 38 pikë, i ndjekur nga Sopoti me 37 dhe Iliria me 36 pikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu