Grupi A i Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e dytë, ka regjistruar rezultate interesante në Javën e 19-të. Vemendja kryesore ka qënë e përqëndruar në Lezhë, aty ku në stadiumin “Besëlidhja”, skuadra vendase me të njëjtin emër ka pritur Tërbunin e Pukës në të ashtuquajturin, derbi i veriut.
Gjashtë gola ka prodhuar kjo ndeshje, ku në fund është firmosuar barazimi 3 me 3. Në këtë mënyrë, Tërbuni mysafir ka ndalur Besëlidhjen kryesuese, madje pukjanët kanë qënë shumë pranë fitores kur kanë kryesuar 3-2 deri në minutat shtesë, kur një penallti e akorduar për Besëlidhjen barazoi rezultatin në 3 me 3.
Ky barazim, ka favorizuar Valbonën e vendit të dytë, që duke fituar në transfertë me Albanët 0-5, tashmë është e dyta me vetëm një pikë larg lezhjanëve, ndërkohë që kanë edhe një ndeshje më pak se rivalët e tyre.
Dy skuadrat e tjera të qarkut Shkodër, Veleçiku dhe Murlani, edhe pse kanë luajtur në shtëpi, nuk kanë mundur të marrin fitore. Koplikasit u ndeshën me Sopotin dhe e mbyllën ndeshjen në barazim, 1 me 1, ndërsa murlanasit barazuan 1-1 nga Adriatikun. Ndeshja tjetër mes Naftëtarit dhe Gramshit u mbyll me fitoren e vendasve, 1 me 0. Për Ilirinë e vendit të tretë në renditje, kjo javë ishte pushim.
Rezultatet e Javës së 19-të të Kategorisë së Dytë, Grupi A
BESËLIDHJA-TËRBUNI 3-3
Dibra 26′, Danaj 80′, Dibra 90′(p) /Kaçubela 8′, Gjini 76′, 90′
ALBANËT-VALBONA 0-5
Kovaci 25′, Ymeri 42′, Da Silva 55′, Mziu 72′ (p), Krasniqi 81′
NAFTËTARI-GRAMSHI 1-0
Kajo 51′
MURLANI-ADRIATIKU 1-1
Hasaj 90’/Dhimitri 64′
VELEÇIKU-SOPOTI 1-1
Kukaj 24′ / Çota 42′
ILIRIA – PUSHIM