Kategoria e Parë-9 gola në katër ndeshjet e sotme-Java e 9 gola janë shënuar në 4 sfidat e ditës së sotme të javës së 14-të

Katër ndeshjet e para të javës së 14-të të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, Kategoria e Parë , të luajtur sot, që të gjitha me nisje nga ora 13:30, kanë prodhuar nëntë gola.

Kukësi është rikthyer te fitorja, me verilindorët që sigurojnë një 3 pikësh shumë të rëndësishëm ku skuadra e dretuar nga trajneri Emiliano Çela ka triumfuar 3-2 ndaj Apolonisë me përmbysje, ndeshje kjo e luajtur në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit.

Fitore të rëndësishme mori edhe Lushnja kundër Kastriotit, me lushnjarët që triumfuan 2-0 ndaj krutanëve. Ndërkohë në barazim janë ndalur Erzeni-Valbona 1-1 dhe Burreli-Korabi 0-0.

Dy ndeshjet e tjera të javës së 14-të, Vora-Flamurtari dhe Besa-Pogradeci do të luhen ditën e hënë.

Kalendari i javës së 14-të i Kategorisë së Parë

Sot

Apolonia-Kukësi  2-3

Burreli-Korabi  0-0

Erzeni-Valbona  1-1

Lushnja-Kastrioti 2-0

Të hënën

Vora-Flamurtari dhe Besa-Pogradeci

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu