Kategoria e Parë-Besa dhe Flamurtari ndajnë nga një pikë. Pas javës së 11-të, kryesojnë Flamurtari dhe Vora me nga 28 pikë, Besa e treta me 25

Besa-Flamurtari 0-0

Besa:Mehidri,Frashëri,Abdulai,Goxha,Nurja,Oliveira,Mëllugja,Stafa,Mazrekaj,Kanu,Spahiu Trajner:Mirel Josa (U aktivizuan:Ncube,Gjinaj,Dabo,Ikaro)

Flamurtari:Kaloshi,Trashi,Atanda,Alla,Allmuça,Bolanos,D.Pjeshka,Murataj,Oshafi,Diavara Trajner:Andrea Agostineli (U aktivizuan:Shkurtaj,Marku,Kacbufi)

Gjyqtarë:Enea Jorgji(Elbasan),Denis Rexha(Tiranë),Ridiger Çokaj(Lezhë),Laver Alla(Lushnje) Var:Olsid Ferataj(Patos) Avar:Emanuela Rusta(Elbasan) Delegat:Eduard Gjini(Tiranë) Vëzhgues:Tanush Latifi(Gjirokastër)

Besa dhe Flamurtari e mbyllën në barazim 0-0 supersfidën e javës. Nga një pikë ndajnë secila prej skuadrave në stadiumin “Egnatia Arena”,ndërsa ndeshja pati vlerë për javën e 11-të të Kategorisë së Parë.

Pjesa e parë nuk prodhoi shumë raste nga skuadra e Mirel Josës dhe Andrea Agostinelit. Dhe pse nisi vrullshëm me Oshafin,apo një gol i Ememe u anulua për pozicion jashtë loje te Flamurtari,sërish skuadrat ishin të kujdesshme.

Në të dytën situata ndryshoi. Tensioni i tifozëve në tribuna solli dhe grushte,teksa skuadrat shtuan ritmin dhe rastet.

Lorenc Trashi u largua me karton të kuq në minutën e 85-të,pasi plotësoi dy të verdhë. Sërish nuk pati rrezik te vlonjatët,teksa ishin ato që mund të shënonin golin e fitores me Allën.

Në fund kjo pikë u buzëqesh më shumë vlonjatëve. Kjo pasi kthehen në krye të renditjes, me po aq pikë sa Vora. Besa ndërkohë ndjek me tri pikë më pak.

Fatos LAMAJ

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu