Besa ka mposhtur 2-0 Luzin në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjës në sfidën që mbylli javën e 20-të të Kategorisë së Parë.
Kavajasit shënojnë nga një gol për çdo pjesë, fitojnë derbin dhe marrin një trepikësh të çmuar përballë një rivali direkt në luftën për mbijetesë.
Mustafa Ba kalon Besën në avantazh në pjesën e parë, ndërsa Perja nga pika e bardhë e penalltisë shënon golin që vulos fatin e kësaj sfide.
Besa ngjitet në kuotën e 19 pikëve pas këtij suksesi, ndërsa Luzi mbetet në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit me 12 pikë në 20 ndeshje të luajtura.