Kategoria e Parë-Besa mund Kukësin 2-1 dhe përforcon pozitat e vendit të tretë me 46 pikë, pas Vorës dhe Flamurtarit që kryesojnë me 57 dhe 55 pikë

Besa-Kukësi 2-1(Abdulai 25’, Nonato 45+1’/Avdiu 49’)

Besa:Ahmetaj,Kapo,Greca,Nonato,Abdulai,Gjinaj,Oliveira,Spahiu,Frashëri,Migone,Goxha Trajner: Emiljano Çela

Kukësi:Dervishaj,Xhekson,Jusuf,Avdiu,Maduk,Tomas,Pecani,Dragoshi,Sefa,Danaj,Çigozie Trajner: Alfred Allamani

Ka përfunduar ndeshja mes Besës dhe Kukësit. Duel ky që nxori fitues kavajasit, me këta të fundit që triumfuan 2-1.

Golat për skuadrën e Besës janë shënuar nga Abdulai në minutën e 26-të dhe nga Nonato në minutën e 45+1 të pjesës së parë. Me këtë rezultat u mbyllën 45 minutat e para.

Ndërkohë në pjesën e dytë Kukësi mundi të shënonte 1 gol me anë të Avdiut, duke ngushtuar kështu shifrat dhe për të rihapur takimin.

Por vetëm kaq, pasi verilindorët nuk kishin më forcë për të barazuar rezultatin dhe për të shmangur humbjen.

3 pikë shumë të rëndësishme për Besën, e cila blindon vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit, ndërkohë verilindorët mbetet në vendin e 10-të me 20 pikë.

Fatos LAMAJ

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu