Kategoria e Parë-Besa mund Vorën 1-0 dhe jep sinjale për Superligë. Flamurtari likujdon Erzenin 2-0. Java e fundit mbyll gjithçka për kreun

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 32-të të Kategorisë së Parë. Skuadra më e motivuar fiton kryendeshjen e kësaj jave në këtë turne. Besa mposht Vorën 1-0 falë golit të shënuar në pjesën e parë. Kavajasit vazhdojnë të shpresojnë te ngjitja direkte në Abissnet Superiore, por diferenca me Flamurtarin e vendit të dytë vazhdon të mbetet 1 pikë. Vlonjatët fitojnë ndeshjen respektive, duke mposhtur 2-0 Erzenin në shtëpi. Javën e fundit të kampionatit do të vendoset se kush mes Flamurtarit dhe Vorës do të ngjitet në elitë.

Në barazim 1-1 përfundon përballja mes Kastriotit dhe Apolonisë, ndërsa Korabi dhuron surprizën e javës, duke fituar 1-0 në transfertë përballë Lushnjës. Lagunarët dalin jashtë zonës së Play Off-it dhe tashmë kanë një pikë më pak se Apolonia e vendit të 6-të.

Pogradeci fiton 3-0 përballë Kukësit, ndërsa Burreli mposht me përmbysje 2-1 Valbonën në shtëpi. Si matjanët edhe liqenorët kanë siguruar një vend në Play Off. Java e fundit do të japë verdiktet përfundimtare të sezonit të rregullt në Kategorinë e Parë.

Rezultatet e javës së 32-të në Kategorinë e Parë

Besa-Vora 1-0

Flamurtari-Erzeni 2-0

Burreli-Valbona 2-1

Lushnja-Korabi 0-1

Kastrioti-Apolonia 1-1

Pogradeci-Kukësi 3-0

Fatos LAMAJ

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu