Kategoria e Parë/ Besa – Pogradeci, finalja e play-off

Besa dhe Pogradeci jan skuadrat që do të luajnë finalen e Kategorisë së Parë sa i përket fazës “play-off” të këtij turneu.

Fituesi i këtij çifti,do të ndeshet më pas me skuadrën e renditur në vendin e 8-të në Abisnet Superiore,për të siguruar një vend në elitë në sezonin e ardhshëm.

Sipas rregullores së aktivitetit,sfida në fjalë mes dy skuadrave të Kategorisë së Parë,do të luhet në një fushë asnjanëse.

Është përcaktuar dita e nesërme ajo në të cilën do të luhet kjo ndeshje,ndërsa është përcaktuar stadiumi dhe orari në të cilin do të përballën Besa dhe Pogradeci,kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” dhe do të luhet në orën 17:00.

Sipas rregullores,Besa e renditur në vendin e tretë,nuk do të ketë asnjë bonus ndaj Pogradecit që u rendit i pesti.

Kjo do të thotë se nuk vlen formula e ndeshjeve të tjera,ku edhe barazimi cilësohej fitore për skuadrën e renditura më mirë në kampionat. Në rast barazimi,sfida do të shkojë me shtesa dhe nëse është e nevojshme edhe me penallti.

Fatos Lamaj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu