Tuesday, December 23, 2025

Kategoria e Parë-Burreli fiton në Peshkopi 0-1. Mbyllet java e 17-të, fitojnë Skënderbeu, Laçi, Pogradeci, Kastrioti, Besa

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ka përfunduar sot java e 17-të dhe e fundit për këtë vit në kampionatin “Kategoria e Parë”.

Ndeshja e shtyrë për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike mes Korabit dhe Burrelit u mbyll me fitoren minimale 1-0 për Burrelin.

Në ndeshjet e tjera të javës, Skënderbeu, Laçi, Pogradeci dhe Besa regjistruan fitoret e radhës.

Skënderbeu, që kryeson kampionatin, mposhti Kukësin në transfertë me rezultatin 1-0. Edhe Laçi arriti një triumf shumë të rëndësishëm jashtë fushe, duke mundur Apoloninë 2-0.

Pogradeci fitoi në Gjirokastër ndaj AF Luftëtarit me rezultatin 3-2. Besa triumfoi në shtëpi 3-1 ndaj Ilirisë së Fushë Krujës. Fitore këtë javë mori edhe Kastrioti, që mundi Lushnjen në stadiumin “Redi Maloku” me rezultatin 2-1.

Pas përfundimit të javës së 17-të, Skënderbeu kryeson renditjen me 40 pikë. Laçi renditet i dyti me 33 pikë, ndërsa Pogradeci mban vendin e tretë me 32 pikë.

Rezultatet e javës së 17-të të Kategorisë së Parë

AF Luftëtari – Pogradeci, 2-3

Korabi – Burreli, 0-1

Kastrioti – Lushnja, 2-1

Apolonia – KF Laçi, 0-2

Kukësi – Skënderbeu, 0-1

Besa – Iliria, 3-1

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img