Pogradeci-Burreli 0-2(Shënues: Helio Zhunior 58’ dhe Fetaj 96’)
POGRADECI: Baci, Ivani, Kastrati, Shkulaku, Lula, Nallbati, Pengu, Danladi, Raza, Panadiç, Alidema. Trajner: Ardian Mema
BURRELI: Dani,Dedgjonaj, Muriel, Shkalla, Ferruku, Arango, Rrapi, Dushkaj, Fetaj, Paloka, Rosi. Ditmar Bicaj
Burreli i drejtuar nga trajneri Ditmar Bicaj ka arritur një fitore shumë të rëndësisjme teksa sot mundi Pogradecin në transfertë me rezultatin 0 me 2. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit ka qënë shumë e dyluftuar, ku të dyja skuadrat kërkonin fitoren tre pikëshe.
Pjesa e parë është mbyllur në barazim me rrjeta të paprekur, 0-0, ndërkohë që në të dytën matjanët gjejnë golin e parë të avntazhit me anë të Helio Zhunior në minutën e 58-të. Moment ky që erdhi pas daljes me të kuq të Kastratit për vendasit.
Një tjetër karton i kuq edhe për Razën, la Pogradecin me 9 futbollistë në fundin e ndeshjes, kur Fetaj dyfishoi shifrat dhe i siguroi tre pikët Burrelit që kthehet në vendin e katërt në renditje.
Pas 15 javësh skuadra e Burrelit ngjitet në vendin e katërt me 24 pikë ndërsa Pogradec renditet i shtati me 19 pikë.