Sunday, January 18, 2026

Kategoria e Parë-Burreli i Samuel Nikajt, mund Besën e traditave me treknikun Shpëtim Duro në pankinë. Fitojnë edhe Laçi dhe Skënderbeu

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kategoria e Parë luajti pasditen e sotme tre nga ndeshjet e Javës së katërt, ku në të tre ballafaqimet, fati i ndeshjes u vendos në minutën e 90-të.

Shumë interesante dhe emocionuese ka që sfida e luajtur në stadiumin “Liri Ballabani” të Burrelit, aty ku miqtë e Besës së traditave futbollistike dhe me një trajner me shumë përvojë si Shpëtim Duro, arriti të shënoj e para me golin e Danajt realizuar në minutën e 57-të.

Pas pësimit të golit matjanët e drejtuar nga trajneri shkodran, Samuel Nikaj tjetërsohen në fushën e lojës në kërkim të golit të barazimit, të cilin e arrijnë pas 20-të minutësh me autor Xhabrahimin nga pika e bardhë e penalltisë.

Kur, ndeshja dukej se po shkonte drejt barazimit, është Da Silva, i cili shënon golin e dytë për vendasit, duke bërë që Burreli të fitojë 2 me 1, sukses ky që u përshëndet gjatë nga tifozëria matjane.

Një tjetër gol në minutën e 90-të që vendosi fatin e takimit, ishte ai i derbit juglindor, Pogradeci-Skënderbeu.  Ka qënë goli i shënuar me kokë nga Taja, i cili i dha tre pikët e rëndësishme korçarëve.

Na Laç, kurbinasit kaluan pa vashtirësi, Korabin duke e mundur me rezultatin 2 me 0.  Golat për vendasit u shënuan nga Myrta në minutën e 39-të dhe Nerguti në të 90-tën.

Rezultatet e tre ndeshjeve të sotme të Kategorisë së Parë

LAÇI-KORABI 2-0(39′ Myrta, 90′ Nerguti)

POGRADECI-SKËNDERBEU 0-1(90’+3′ Tajo)

BURRELI-BESA 2-1(77′ (p) Xhabrahimi, 90′ Da Silva / 57′ Danaj)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img