Kategoria e Parë-Çifte interesante për javën e 24-t. Spikasin, duelet Vora-Erzeni, Flamurtari-Valbona

Kategoria e Parë ka mbyllur fazën e dytë të saj dhe tashmë ekipet do të jenë në sprintin e fundit për të arritur drejt objektivave. Ky kampionat hyn në fazën më interesante të saj,ku çdo pikë do të vlejë shumëfish.

Kështu skuadrat në fundjavë do të ndezin motorët për sfidat e fundit,teksa do të bëjnë mes tyre llogaritë për javën e 23-të. Saktësisht sfidat e kësaj jave do të luhet të shtunë dhe të hënë,më 15 dhe 17 shkurt në të njëjtën orë 13:30.

Duele mjaftë interesante janë në program,ku përplasen mes tyre ekipe me objektiva të ndryshme. Vora kryesuese do të pres në shtëpi skuadrën e Erzenin,ndërsa Flamurtari do të pres Valbonën.

E luftuar do të jetë përballja mes Besës dhe Kukësit. Të shtunën do të luhet edhe dueli mes Lushnjes dhe Kastriotit.

Ndërkohë ditën e hënë do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit e kësaj jave. Pogradeci dhe Apolonia do të përplasin brirët mes tyre për 3 pikët e javës 23-të të kampionatit. Po ashtu dhe interesant do të jetë takimi mes Burrelit dhe Korabit.

Të shtunën

Besa-Kukësi(13:30)

Vora-Erzeni(13:30)

Flamurtari-Valbona(13:30)

Lushnja-Kastrioti(13:30)

Të hënën

Pogradeci-Apolonia(13:30)

Burreli-Korabi(13:30)

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu