Wednesday, November 19, 2025

Kategoria e Parë: Fitojnë Skënderbeu, Laçi, Pogradeci, Besa, Kastrioti. Barazim në Iliria-Burreli

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kanë përfunduar 5 nga 6 sfidat e javës së 10-të të Kategorisë së Parë. Pogradeci mposht 1-0 Apoloninë dhe ngjitet në kuotën e 18 pikëve në tabelën e klasifikimit. Një gol i Kasmollarit në pjesën e parë, vendosi fatin e takimit, që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH 2.

Laçi vuan përballë Lushnjës, por arrin që të mposhtë 2-1 lagunarët, falë një goli të shënuar në minutat e fundit të ndeshjes. Shensoji debuton me fitore në krye të skuadrës kurbinase, që pas këtij suksesi ngjitet në kuotën e 20 pikëve, vetëm dy pikë larg kryesuesve të Skënderbeut (korçarët luajnë kundër Korabit në orën 17:00).

Besa merr një tjetër fitore në kampionat, pasi mposhti në transfertë 2-1 Luftëtarin. Skuadra e Duros ngjitet në kuotën e 10 pikëve në renditje. Iliria ndalet në shtëpi në një barazim 2-2 nga Burreli, ndërsa Kastrioti merr një fitore të çmuar 1-0 në transfertë përballë Kukësit, duke thelluar krizën e skuadrës verilindore.

Rezultatet e javës së dhjetë të Kategorisë së Parë

ILIRIA 2–2 BURRELI

74′ Jakubu, 90+5′ Veriu – 22′ Fetaj, 79′ Rrapi

KUKËSI 0–1 KASTRIOTI 

2′ Idris

LUFTËTARI 1–2 BESA 

34′ Lala – 30′ Çinuendu, 36′ Spahiu

LAÇI 2–1 LUSHNJA

2′ Myrta, 81′ Cena – 10′ Ribaudo

POGRADECI 1–0 APOLONIA 

17′ Kasmollari

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img