Kukësi-Flamurtari 1-2(Beshiraj 39’/Oshafi 23’,Diavara 48’)
Kukësi: Dervishaj, Sulçe, Lamellari, Jusuf, Beshiraj, Hasaj, Hilaj, Kapllani, Ouen, Nasir, Metani Trajner: Emiljano Çela
Flamurtari: Frashëri, Bolanos, D.Pjeshka, Batha, Trashi, Oshafi, Marku, Fernando, Diavara,Atanda, Evo Trajner: Andrea Agostineli
Gjyqtarë: Orlando Kuka,Egin Doda,Alfred Shkreta(Tiranë),Ermal Gryka(Fushë-Krujë) Var: Erjon Bylykbashi(Elbasan) Avar: Enea Jorgji(Elbasan). Delegat:Besnik Çela(Tiranë) Vëzhgues:Ilirjan Kristo(Tiranë)
Flamurtari mposhti Kukësin pasditen e sotme në transfertën e vështirë verilindore duke mbyllur javën e 4-të të Kategorisë së Parë. Vlonjatët fituan me rezultatin 1-2 në “Kukës Arena” në një ndeshje që prodhoi shumë raste për të dyja ekipet.
Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh me golin e Aldrit Oshafit në minutën e 23,por u barazuam pak para mbylljes së fraksionit të parë nga Mario Beshiraj i cili përktheu në gol një 11-metërsh të fituar.
E dyta nisi më së miri për djemtë e Agostinellit të cilët rikthyen avantazhin falë një aksioni shumë të bukur dhe një supergol të mesfushorit Bangali Diavara.
Flamurtari merr kështu 3 pikë të arta dhe fitoren e 3-të rradhazi duke i katapultuar në vendin e 2-të me Vorën në kuotën e 9 pikëve, 3 më pak se Besa perfekte. E kundërta për Kukësin që e bën atë fitoren e javës së parë të duket si një iluzion teksa në 3 sfidat parardhëse kanë marrë 0 pikë duke rënë në vendin e parafundit me vetëm 3 pikë.
Në javën e ardhshme, Kukësi sfidon Valbonën në transfertë,ndërsa Flamurtari pret Apoloninë në shtëpi.
Fatos LAMAJ