Sunday, August 24, 2025

Kategoria e Parë-Gjirokastritët nuk ruajnë avantazhin e Stërling, dibranët barazojnë me Xhikën duke e mbyllur në 1-1

Lexo

Luftëtari-Korabi 1-1 

Golat:Stërling 47/Xhika 52

Kartonë të verdhë:Ramadani 21/Goga 2,Marku 60,Mziu 70

Luftëtari:Moreno,Lala,Zaimi,Çulli,Ziaj(Tabaku 46),Isteri(S.Puci 90),Ramadani,Tuni(Mukoj 61),Stërling(Mërkuri 61),Zani,Diamanti(Cereni 61) Trajner:Besmir Shabani

(Në stol:Mamadov,Solomon,Th.Puci,Çelkupa)

Korabi:Mehidri,Goga(Zeqiraj 46),Uallac,Xhika,Lilaj,Laho,Mziu,Gega(Ndreu 59),Boçka(Morina 87),T.Marku(Spahiu 87),Lajthia Trajner:Alfred Deliallisi

(Në stol:Haka,Sina,Tepshi,Halilaj)

Gjyqtarë:Ermis Çelaj,Taulant Kasa,Mariglen Llukmani,Klajdi Qëndraj(Vlorë) Delegat:Justin Bespalla(Durrës) Vëzhgues:Emirion Sino(Fier)

Luftëtari dhe Korabi nuk shkojnë më shumë se një barazim 1-1,në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Gjirokastra”.

Një pjesë e parë e cila foli totalisht për Luftëtarin ku pati tre momente të pastra për të rrezikuar portën e Korabit por në dy momente Diamanti dhe në një moment tjetër Stërling gjuajnë nga distanca pas krosimeve të futbollistit Zani por në asnjë moment topi nuk shkoj në kuadrat.

Dhe Korabi pati disa inkursione ku lojtari që u mundua të ndryshonte diçka ishte Lajthia por dhe ky i fundit nuk arriti të gjejë hapësira në mbrojtjen e Luftëtarit,edhe pas dy minutave shtesë pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Ajo që vlen për tu theksuar është dhe nervozizmi i shfaqur nga tifozët vendas ndaj kryesorit Çelaj për vendimet e tij,që sipas tyre ishin të gabuara.

Pjesa e dytë do të niste në mënyrën më të mirë për Luftëtarin,ku pas një aksioni të shpejtë është Zani që asiston në hyrje të zonës për Stërling që pa u menduar dy herë godet fluturimthi duke mposhtur portierin Mehidri të Korabit. Pas golit Korabi hidhet i gjithi në sulm për të gjetur golin e barazimit dhe ja arrin qëllimit. Është mbrojtësi Xhika që përfiton nga krosimi i futbollistit Lilaj nga flamuri i këndit,godet saktë duke mposhtur portierin Moreno të Luftëtarit.

Pas golit loja e të dyja skuadrave bie për disa minuta,dhe fundi i takimit do të bëhej mjaftë interesant. Fillimisht është Lajthia i cili pas një aksioni nga e majta shmang një mbrojtës të Luftëtarit dhe gjuan prirtazi me portën dhe topi përplaset në shtyllën pingule,duke u kthyer sërish në lojë. Më pas miqtë nga Peshkopia rrezikojnë me disa goditje nga këndi radhazi por gjithçka largohet nga mbrojtja e Luftëtarit.

Ndërsa vendasit e Luftëtarit do të mernin disa inkursione me sulmuesit Zani dhe Mërkuri por që nuk arrijnë të shënojnë golin e avantazhit për skuadrën e tyre. Korabi mund ta kishte fituar ndeshjen nëse në minutat e fundit nuk do ishte ndërhyrja e portierit Moreno të Luftëtarit i cili ndali sulmuesin T.Markun dhe futbollistin tjetër të Korabit Spahiu. Gjithçka mbyllet me shifrat e barabarta 1-1 ku të dyja skuadrat ndajnë nga një pikë.

Në fund të takimit pati dhe një moment tensioni pas hedhjes së një bidoni uji në drejtim të pankinës së Korabit,shishja kap administratorin Donald Mziu,i cili bënë një debat verbal për disa minuta me tifozët në tribunën qëndrore. U desh ndërhyrja e forcave security për të qetësuar situatën në fushë dhe tribunë,ndërsa pas kësaj situate të krijuar skuadrat futen në dhomat e zhveshjes.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img