Sunday, September 22, 2024

Kategoria e Parë-Java 13-të/Fitojnë kryesuesit, Bylisi dhe Erzeni drejt Superligës

Lexo

Ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë të futbollit shqiptar, të cilët duhet të luheshin javën e kaluar për arsye të problematikës së terreneve u luajtën sot.

Një javë që vijoi të flasë në favor të skuadrave kryesuese, me ballshiotët dhe shijakasit që nuk gabojnë duke marrë tre pikëshat e radhës, të cilët ia përforcojnë edhe më shumë pozitat në krye të renditjes, që do të thotë se nga java në javë po “gatuajnë” kualifikimin e sezonit të ardhshëm në kategorinë.

Ballshiotët luajtën në shtëpi duke mundur Tomorrin me rezultatin e pastër 3-0. Fitore kjo që e çon Bylisin në kuotën e 34 pikëve. Ndërkohë që shijaksit, mjaftohen me një gol të vetëm të shënuar në transfertën e Kavajës duke marrë një fitore shumë të rëndësishme 0-1. 3 pikë për Erzenin që shkon në kuotën e 31 pikëve.

Për tu theksuar është rezultati i ndeshes  në Cërrik, ku Turbina vendase barazon me rezultatin 1 me 1 me Tërbunin e Pukës. Një pikë kjo me shumë rëndësi për vendasit, të cilët duke qënë të parafundit në renditje, shpresojnë të shpëtojnë nga rënia në kategorinë e dytë. Ndërko që pukjanët e drejtuar nga trajneri shkodran, Elvin Beqiri vazhdon traditën e barazimeve të shumta në këtë kampionat.

Me fitore i ka mbyllur ndeshjet e kësaj jave dy skuadrat veriore, Burreli dhe Besëlidhja, Matjanët kanë marrë tre pikë të rëndësishme në “Liri Ballabani” duke mundur Apoloninë me rezultatin 1 me 0. Ndërsa lezhjanët mundën Butrintin në stadiumin “Besëlidhja” me rezultatin 2 me 1.

Surpriza e kësaj jave është fitorja e Maliqit të vendit të fundit në renditje, skuadër e cila fitoi në transfertë ndaj Pogradecit me rezultatin 2-3. Tre pikë këto që ndikojnë në këmbimin e vendeve me Turbinën e vendit të parafundit.

E vetmja ndeshje e javës së 13-të të Kampionatit Kombëtar të katerisë së parë që nuk u luajt sot ishte ajo Korabi Korabi-Shkumbini, e cila është vendosur të luhet të mërkurën.

Rezultatet e javës së 13-të të Kategorisë së Parë: BYLIS-TOMORI 3-0, BESA-ERZENI 0-1, TURBINA-TËRBUNI 1-1, BURRELI-APOLONIA 1-0, BESËLIDHJA-BUTRINTI 2-1, LUSHNJA-VORA 1-1, , POGRADECI-MALIQI 2-3.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img