Pas përfundimit të javës së 18-të që ishte njëkohësisht java e parë për këtë vit Kategoria e Parë rikthehet sërish në fundjavë me ndeshjet e saj.
Tashmë të gjitha ekipet duhet të mendojnë për javën pasardhëse,teksa vjen këtë fundjavë e ndarë në dy ditë,të shtunën dhe të dielën.
Në këtë mënyrë pesë ndeshje luhen ditën e shtunë dhe e veçanta e asaj dite lidhet me faktin se të gjitha ndeshjet luhen në të njëjtën orë.
Ndeshje të forta dhe të luftuara priten qysh të shtunën,teksa tre skuadrat kryesuese luajnë në transfertë.
Pogradeci ka një ndeshje të fortë dhe përballë tyre do të jetë Kastrioti ndeshje e cila do të luhet në Fushë-Krujë.
Skënderbeu do të luaj në Luz ku përballë tyre do të jetë Besa,nga ana tjetër edhe Laçi luan në transfertë me skuadrën e Burrelit.
Finale mbijetese që në këtë javë ku do të përballen Luftëtari-Kukësi,ndërsa sfida e fundit e së shtunës është Korabi-Iliria.
E vetmja ndeshje që luhet të dielën është Apolonia-Lushnja i cili quhet ndryshe derbi i myzeqesë.
Fatos LAMAJ



