Monday, February 9, 2026

Kategoria e Parë, java e 21-të luhet në dy ditë, e shtunë dhe e dielë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Java e 21-të në Kategorinë e Parë, tashmë është bërë zyrtare dhe ndeshjet do të luhen të ndara në dy ditë.

Të shtunën dhe të dielën jan ditët e gjashtë përballjeve që duket se do të jenë edhe më interesante edhe për faktin se tre ekipet e kreut këtë javë luajnë në transfertë.

Në këtë mënyrë ditën e shtunë të tre skuadrat e kreut luajnë të shtunën,ku padiskutim vëmendja është në ndeshjen e Skënderbeut që luan në transfertë,ku përballë do të jetë Korabi.

Edhe Pogradeci ka një përballje të vështirë,pasi luan në Fier ku e pret Apolonia,ndërkohë që Laçi do të jetë mysafir në myzeqs,ku do të përballet me Lushnjën.

Një takim tjetër interesant i ditës së shtunë është edhe Kastrioti-Kukësi me dy skuadrat që kan objektiva të ndryshëm.

Të gjitha takimet e së ditës së shtunë startojnë në orën 13:30,ndërkohë që të dielën luhen edhe dy përballjet e fundit të javës ku Besa pret Luftëtarin dhe Burreli përballet me Ilirinë.

Kalendari i ndeshjeve të javës së 21-të, Kategoria e Parë

Të shtunën

Korabi-Skënderbeu(13:30)

Lushnja-Laçi(13:30)

Apolonia-Pogradeci(13:30)

Kastrioti-Kukësi(13:30)

Të dielën

Besa-Luftëtari(13:30)

Burreli-Iliria(13:30)

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img