Saturday, February 21, 2026

Kategoria e Parë-Java e 23-të/Fitore në frymën e fundit për Skënderbeun kryesues. Fitojnë edhe Laçi dhe Pogradeci që ndjekin korçarët me 4 dhe 8 pikë më pak

Lexo

- Reklamë -spot_img

Java e 23-të e Kampionatit Kombëtar të Futbollit për Kategorinë e Parë luajti pasditen e së shtunës tre duelet e para, kun ë tre ballafaqimet dolën fitues skuadrat që kryesojnë në tre vendet e para.

Skënderbeu ka arritur të sigurojë një fitore në frymën e fundit në javën e 23-të të Kategorisë së parë, 2-1 përballë Kukësit.

Korçarët e nisën mjaft mirë sfidën duke shënuar që në minutën e pestë me anë të Nasr. Me kalimin e minutave verilindorët arritën të ingranohen në lojë dhe të hedhin vështrimin dejt portës së korçarëve.

Në minutën e 82-të, Birçaj arriti të vendosë barazpeshën me një goditje të fuqishme brenda zonës. Megjithatë, Skënderbeu besoi deri në fund dhe arriti të gjejë golin e fitores në fundn e takimit me anë të Shaqes.

Një fitore që e ngjit skuadrën korçare në kuotën e 54 pikëve në vendn e parë, Kukësi në vendin e fundit me 15 pikë.

Në sfidat e tjera të ditës së sotme në Kategorinë e Parë, liqenorët triumfuan me shifrat 3-1 ku golat erdhën nga Preknicaj ish lojtari i Lushnjës dhe nga Pius i cili realizoi dopietë. Golin e vetëm për lushnjarët e shënoi Camko.

Nga ana tjetër Laçi mposhti me rezultatin 2-1 Luftëtarin. Të parët që kaluan në avantazh ishin kurbinasit me Myrta dhe në të 70-ën, Kalaj dyfishoi shifrat. Golin e vetëm për Luftëtarin e bëri Ziaj në kohën shtesë. Me këtë fitoi Laçi merr përkohësisht kreun e Kategorisë së Parë.

Kalendari i javës së 23-të të Kategorisë së Parë

Sot

Skënderbeu – Kukësi, 2-1

KF Laçi – AF Luftëtari, 2-1

Pogradeci – Lushnja, 3-1

Nesër

Kastrioti – Apolonia, 13:30

Burreli – Korabi, 13:30

Iliria – Besa, 13:30

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img