Kategoria e Parë-Java e 26-të luhet të mërkurën. Të gjitha ndeshjet nisin në orën 13:30

Kategoria e Parë ashtu si Abisnet Superiore në mesjavë do të luaj ndeshjet e radhës. Kështu saktësisht duelet e javës së 26-të të kampionatit do të luhen të gjitha ditën e mërkurë në të njëjtën orë.

Sfida mjaftë të luftuara dhe delikate jan në program për t’u zhvilluar,teksa ekipet do të luftojnë kokë më kokë mes tyre për pikët. Kështu do të sfidohen mes tyre Apolonia-Flamurtari,Kastrioti-Besa,ndërsa Vora luan në transfertë ndaj Korabit.

Kukësi do të luaj një duel direkt për mbijetesë,teksa pret në shtëpi Valbonën,ndërsa Burreli luan në transfertë ndaj Lushnjes. Dueli i fundit do të jetë mes Pogradecit dhe Erzenit.

Kalendari i ndeshjeve të Kategorisë së Parë-Java e 26-të

Korabi-Vora

Apolonia-Flamurtari

Kastrioti-Besa

Lushnja-Burreli

Erzeni-Pogradeci

Kukësi-Valbona

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu