Saturday, October 5, 2024

Kategoria e Parë-Java e 7-të/Besa e Flamurtari nuk ndalen, fiton edhe Pogradeci

Lexo

Kategoria e parë e futbollit shqiptar luajti pasditen e sotme 5 ndeshjet e javës së 7-të. Një javë që evidentoi sërishmi forcën e kavajasve dhe vlonjatëve, të cilët me fitoret e tyre, Besa si pritëse me Burrelin dhe Flamurtari në transfertën e vështirë me Korabin e Peshkopisë.

Fitore e rëndësishme ishte edhe ajo e Pogradecit, i cili i drejtuar nga trajneri shkodran Samuel Nikaj, sfidoi Kukësin, i cili duket se ka akoma “aromë Superiore”.  Liqenorët shënuan dy herë në portën kuksiane duke mbatur të paprekur rrjetën e portës së tyre.

Rezultatet e javës së 7-të, Kategoria e Parë:

Valbona-Apolonia 1-1(Shënues: Krasniqi 75’/Trifoni 58’)

Korabi-Flamurtari 1-2(Shënues: Mziu 42’/Batha 50’(pen.), Ememe 60’)

Pogradeci-Kukësi 2-0(Shënues: Sulo 3’, Raza 73’)

Besa-Burreli 3-0(Shënues: Shënues: Hoxha 7’, Dos Santos 35’, Gjinaj 83’)

Lushnja-Erzeni 0-0

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img