Sapo kanë përfunduar 4 ndeshje të vlefshme për javën e tetë të Kategorisë së Parë. Besa ndalet në një barazim pa gola 0-0 në transfertë përballë Erzenit vendas. Skuadra e Josës merr një pikë në Shijak, por detyrohet që të lëshojë kreun e renditjes.
Vora mposht 1-0 Lushnjën në shtëpi dhe falë ndalesës së Besës ngjitet e vetme në krye të renditjes në kuotën e 21 pikëve. Një gol i Ruzgis në pjesën e dytë i ka dhënë tre pikë të çmuara skuadrës së Bellait, që pas këtij suksesi qëndron e vetme në krye të renditjes së Kategorisë së parë.
Korabi ka fituar 1-0 në transfertë përballë Valbonës, falë golit të shënuar nga Marku. Një fitore të rëndësishme jashtë fushe merr edhe Kastrioti, që mposht minimalisht 1-0 Kukësin.
Nesër do të luhen edhe dy ndeshjet e fundit të javës së tetë të Kategorisë së Parë. Sfidat Flamurtari-Pogradeci dhe Apolonia-Burreli, që do të transmetohen drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Kategoria e Parë – Java e 8-të
Erzeni – Besa 0-0
Vora – Lushnja 1-0
Kukësi – Kastrioti 0-1
Valbona – Korabi 0-1