Monday, August 25, 2025

Kategoria e Parë-Java e dytë: 5 takime luhen të shtunën, të gjitha ora 17:00. Të dielën, Lushnja-Skënderbeu, ora 17:00

Lexo

Dueli mes Pogradecit dhe Lushnjës i mbyllur në barazim pa gola, uli siparin e javës së parë në Kategorinë e Parë, ku u shënuan në total 13 gola. Menjëherë pas përfundimit të javës së parë është mësuar dhe axhenda e javës së dytë e cila do të luhet të shtunën dhe të dielën. Ditën e shtunë jan programuar të zhvillohen pesë ndeshje, ndërsa takimi Lushnja-Skënderbeu mbyll javën e dytë të dielën.

Iliria që nuk arriti dot të merte qoftë dhe një barazim në javën e parë do të përballet në fushën e saj me Pogradecin me të njëjtin objektiv marjen e trepikëve. Në krahun tjetër edhe çifti Apolonia-Luftëtari do të luajnë për të njëjtin objektiv, Apolonia vjen pas humbjes në Kukës ndërsa Luftëtari pas barazimit në fushën e vet.

Laçi pas fitores në javën e parë do të tentoj të bëj të njëjtën gjë edhe përballë Kastriotit që në mënyrë surprizë ndali Besën në javën e parë. Pas barazimeve të mara në javën e parë Korabi dhe Besa do tentojnë ti marin fitoren njëra-tjetrës.

Ndërsa një çift interesant është edhe Burreli-Kukësi. Pas humbjes së thellë në Korçë, Burreli i drejtuar nga Samuel Nikaj do të tentoj për të mos dal i humbur nga fusha e vet përballë Kukësit që këtë sezon duket se do jetë kockë e fortë për këdo.

Të gjitha këto ndeshje do të luhen të shtunën duke nisur nga ora 17:00. Takimi përmbyllës i javës së dytë do të luhet mes Lushnjes që mori një barazim përballë Pogradecit dhe Skënderbeut që në javën e parë shkatërroj Burrelin dhe kjo ndeshje do të luhet në orën 17:00.

Të shtunën

Iliria-Pogradeci(17:00)

Apolonia-Luftëtari(17:00)

Korabi-Besa(17:00)

Burreli-Kukësi(17:00)

Laçi-Kastrioti(17:00)

Të dielën

Lushnja-Skenderbeu(17:00)

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img