Java e dytë e Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e dytë, e cila filloi të premten me duelin Lushnja-Pogradeci e mbyllur me fitoren e lushnjarëve, falë golit të shënuar nga Xhabrahimi në minutën e 19-të, ka vijuar me katër duelet e ditës së shtunë.
Ndeshja që pritej më me shumë interes ishte ajo në mes Erzenit dhe Flamurtari, takim ky i luajtur në stadiumin “Tofik Jashari”, ku vlonjatët falë golave të shënuar nga H.Marku 17′dhe Atanda 70′, morën tre pikëshin e parë në kampionat.
Në transfertë ka fituar edhe Kukësi duke mundur Vorën me shifrat 0 me 2, ku autorë të golave ishin Aneni 52′ dhe Ruzgis 58’.
Ndërkohë, dy sfidat e tjera, Apolonia-Kastrioti 2-2 dhe Burreli-Valbona janë mbyllur në barazim, e para 2 me 2 dhe e dyta 0-0.
Rezultatet e javës së dytë të Kategorisë së Parë
LUSHNJA-POGRADECI 1-0(Shënues: Xabrahimi 19’)
VORA – KUKËSI 2-0(Aneni 52′, Ruzgis 58)′
BURRELI – VALBONA 0-0
ERZENI – FLAMURTARI 0-2(H.Marku 17′ ; Atanda 70′)
APOLONIA – KASTRIOTI 2-2(Musa 16′, Trifoni 42’/ Kuka 12′, Ajazi 20′)