Saturday, September 28, 2024

Kategoria e parë-Java e gjashtë, luhen sot 5 ndeshje, të gjitha nisin në orën 16:00

Lexo

Kategoria e Parë ashtu si Superiorja do të luaj ndeshjet e radhës ditën e sotme, takime që janë të vlefshme për javën e 6-të të kampionatit. Duele mjaftë të rëndësishme do të luhen në orën 16:00.

10 ekipe do të zbresin në fushë për të bërë mes tyre llogaritë e 3 pikëve të kësaj jave. Vëmendjen më të madhe do ta marrin përballjet Apolonia-Besa dhe Kukësi-Korabi.

Skuadra e Mirel Josës do të tentoj rikthimin te fitorja në kampionat për të mbajtur vendin e parë në tabelë, ndërkohë fierakët ndodhen në zonën e ftohtë dhe në shtëpi nuk duan hapa fals.

Nga ana tjetër Kukësi pas fitores ndaj Valbonës do të synojë vazhdimësinë,teksa përballë gjen Korabin që ndodhen në pjesën e fundit të klasifikimit. Duel “kokë më kokë” mes dy ekipeve për fitoren.

Ndërkohë takimet e tjera që luhen sot jan Burreli-Lushnja,Flamurtri-Valbona dhe Vora-Pogradeci.

Sot

Apolonia-Besa(16:00)

Kukësi-Korabi(16:00)

Burreli-Lushnja(16:00)

Flamurtari-Valbona(16:00)

Vora-Pogradeci(16:00)

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img